Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e mauneve në pikat kufitare. Sipas njoftimit, maunet nuk kanë nevojë më të dezinfektohen si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.
“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e MPBAP. Ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, kamionëve nga Shqipëria iu kërkua të paguajnë 22 euro për dezinfektim. Ndërkohë, pala kosovare nuk flet në njoftim në lidhje me udhëtarët, të cilëve iu kërkojnë deshmi se kanë bërë testin katër ditët e fundit, ose t’i nënshtrohen karantimit.