Kostot e ndërtimit u rritën në tremujorin e parë të këtij vit, por kjo rritje u ndikua nga shpenzimet e transportit, ndërsa shpenzimet për materiale ishin më të ulëta. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, indeksi i kushtimit në ndërtim në tremujorin e parë të 2020-s shënoi rritje me 0,5%, në krahasim me tremujorin e parë 2019-s.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit “shpenzime transporti” pësoi rritje me 2,1% dhe indeksi i grupit “kosto të tjera” pësoi rritje me 1,6%. Ndërsa ulje kanë shënuar grupet “shpenzime materiale” me 0,6% dhe “shpenzime për paga” me 0,3%.
Në tremujorin e parë 2020 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0,2%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, rritje kanë shënuar grupet “kosto të tjera” me 2,9% dhe “shpenzime transporti” me 0,8%. Ndërsa ulje kanë shënuar grupet “shpenzime për paga” me 0,9%, “shpenzime makinerie” me 0,8% dhe “shpenzime materiale” me 0,3%.