Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri sot homazhe në nderim të ish deputetit, intelektualit të shquar poliedrik, Moikom Zeqo.

Teksa shoqërohej nga Zëvëndëskryetarja, znj. Vasilika Hysi, dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ruçi pasi takoi familjarët e Zeqos, la një kujtim të fundit në bllokun e vendosur në homazhe para Muzeut Historik Kombëtar.

Kujtojmë se studiuesi Moikom Zeqo ndërroi jetë ditën e hënë pas një sëmundje të rëndë.