Një kamera e fshehtë u përgatit në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për moderatoren Arbana Osmani.
Ideatori sigurisht ishte partneri i saj, Eduart Grishaj, njëkohësisht regjisor i emisionit i cili kishte sjellë disa të ftuar që të aktronin dhe të ziheshin për çështje parash në studio.Kur situata i doli jashtë kontrollit Arbanës, dy aktorët i treguan se ishte një kamera e fshehtë duke i dhënë më pas dorën moderatores.
E habitur Arbana, buzëqeshi dhe i bëri publikisht një “kërcënim” partnerit duke e pyetur: “Eduart, ku do flesh sonte pash zotin?”
Vetë regjisori ka reaguar sot me një postim në Instastory, ku i kthen përgjigje partneres së tij, pas lojës që i bëri në emision.“Çfarë fati kam me këtë kohën e mirë! Fle jashtë robi në ballkon në fresk”, shkruan ai duke bërë tag partneren e cila me sa duket e paska mbajtur fjalën.