Albin Kurti, është rikthyer te protestat. Përmes një video të realizuar në sheshin e Prishtinës, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në tubimin që do të organizojë kjo parti.Kurti ka thënë se nesër është 21-vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i formimit të LVV-së.Ish-kryeministri i Kosovës tha se zgjidhja vjen përmes hyrjes në zgjedhje.
Albin Kurti: ‘‘Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë Covid-19 që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhjet tjera do fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Ejani nesër në këtë tubim paqësor me muzikë e fjalime, ejani masivisht.”Lëvizja Vetëvendosje do organizojë ditën e nesërme në orën 17:00 një tubim kundër qeverisë së sapoformuar me kryeministër Avdullah Hotin.