Baret dhe lokalet e natës në Britaninë e Madhe pritet që të hapen së shpejti, pas tre muajsh mbyllje për shkak të emergjencës së koronavirusit. Teksa po nis që të shihet dritë në fund të tunelit, është parashikuar që ata që do të hyjnë në lokalet e natës ku grumbullohen shumë njerëz, duhet të lënë emrin në hyrje.

Ky plan është bërë me synim gjurmimin e shpejtë të rasteve, në rast infektimi të ndonjë prej klientëve. Siç shkruan e përditshmja ‘Independent’, ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, deklaroi se lidhur me këtë masë nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, teksa propozimi është ende në diskutim. “Kjo është një masë që po diskutohet për ta bërë rihapjen të sigurtë”, tha ai.