Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për mosdakordësinë e palëve dje në Këshillin Politik. Ambasadaorja Kim ka fshikulluar Partine Demokratike e cila ne momentin e fundit ka shtuar kushte te reja duke pamundesuar arritjen e nje konsensusi qe do te permbyllte reformen. Ambasadorja Kim duke lene te kuptohet se kush e prishi konsensusin me kushte te reja, thotë se palët tashmë e kishin një afat, i cili u tejkalua, prandaj ajo bën thirrje që palët “të ndalojnë të insistojnë në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja”.

Statusi

Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendoset një qëllim, ju vendoset një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te qytetarët e Shqipërisë.