Koronavirusi ka qenë i pranishëm në Itali, që në dhjetor të vitit të shkuar. Kështu tregon një studim i bërë së fundmi, nga Institutit Kombëtar të Shëndetit, në Itali. Covid-19, ka shpërthyer fillimisht në veri të Italisë, në dhjetor, ndonëse rasti i parë zyrtarisht u konfirmua në shkurt. Gjurmët e virusit u zbuluan në mostrat e ujërave të zeza në qytetet e Milanos dhe Torinos në fund të vitit të kaluar, dhe në Bolonjë në janar, tha ISS. Instituti kreu një analizë të ujërave të ndotura të mbledhura nga tetori 2019 deri në shkurt 2020 përpara se Covid-19 të godiste zyrtarisht Italinë. Mostrat nga tetori dhe nëntori 2019 rezultuan negative./