Brokoli është një perime që zakonisht serviret i kaurdisur ose i zjerë. Shtrydhja e tij është një praktikë shumë pak e përdorur. Megjithatë, lëngu i brokolit është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të shfrytëzuar vlerat shëndetësor të tij. Duke qenë se shija e lëngut të brokolit është shumë e fortë, nutricionistët rekomandojnë përzierjen e tij me lëngje më të ëmbla. Këtu përfshihet lëngu i mollës, portokallit, karrotës apo spinaqit. Dy filxhanë çaji të mbushur me tufëza brokoli nxjerrin rreth 180 ml lëng të freskët. Përfitimet E Lëngut Të Brokolit Të Shtrydhur Hekuri Brokoli është i pasur me hekur. Ky i fundit është i domosdoshëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Hekuri gjithashtu është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës dhe mioglobinës, dy proteina që transportojnë oksigjenin në organizëm. Doza e nevojshme ditore e hekurit është 8 miligramë si për burrat ashtu edhe për gratë mbi 51 vjeç.

Gratë nën moshën 50 vjeç kanë nevojë për 18 miligramë hekur në ditë. Një gotë prej 180 ml lëng brokoli ofron 1.33 miligramë hekur. Folati Folati njihet ndryshe si vitamina B9. Ajo është e dobishme për prodhimin e ADN-së dhe është e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin që nga shtatzania deri në adoleshencë. Folati është i nevojshëm për sytë, lëkurën, flokët, mëlçinë, imunitetin dhe kundër stresit. Dozat ditore të rekomandueshme të folatit për gratë dhe burrat është 400 miligram. Gratë shtatzënë dhe ato lehonë kanë nevojë për 500 miligramë deri në 600 miligramë folat. E njëjta sasi e mësipërme e lëngut të brokolit ofron 115 miligram folat. Antioksidantët Brokoli përmban edhe riboflavinë, një antioksidant që bën pjesë në grupin e vitaminave B. Ky antioksidant mbështet sistemin imunitar dhe zgjeron kapacitetin e trupit për të toleruar goditjet e stresit.

Riboflavina mbron qelizat e trurit nga radikalet e lira që krijohen kur trupi shpërbën ushqimin. Në çdo 180 mililitër lëng brokoli gjendet 0.2 miligramë riboflavinë, gjë që plotëson 19 deri në 27% të dozës së rekomanduar ditore për këtë antioksidant. Vitamina K Një sasi prej 180 mililitrash lëng brokoli përmban 185 miligramë vitamina K. Kjo sasi përbën 100% të dozës së përshtatshme ditore për të rriturit. Vitamina K ndihmon në mpiksjen e gjakut. Vitamina K ndihmon gjithashtu për përthithjen e kalçiumit, prandaj ajo është e rëndësishme për kockat dhe dhëmbët./AgroWeb.org