Rrezeve të diellit të kësaj të shtune nuk u ka rezistuar as bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama. Report Tv kapi këtë foto në qendër të Tiranës, ku Linda Rama shihet se bashku me djalin e saj, Zaho që shëtisin të kapur për dore.

Me kapele dhe me syze në kokë, veshje që e shohim shpesh në stilin e saj, dhe Zaho me një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të shkurtër nuk kaluan pa u vënë re nga sytë kureshtarë të kryeqytetasve.