Real Madrid është një nga klubet më prestigjioz në historinë jo vetëm të futbollit, por në atë të sportit.Te Los Blancos kanë luajtur disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit, por ka pasur edhe nga ato yje që nuk kanë dashur të bëhen pjesë e merengues.

Nga Totti te Nesta, ky është formacioni i jashtëzakonshëm i atyre që kanë qenë një hap larg veshjes së fanellës së Galaktikëve, por që më pas kanë vendosur të refuzojnë.Yjet që i kanë thënë “jo” madrilenëve:Gianluigi Buffon, Cafu, Alessandro Nesta, Ronald Koeman, Lothar Matthaus, Steven Gerrard, Johan Cruyff, Ladislao Kubala, Ruben Sosa, Francesco Totti, Oleg Blokhin.