Liverpool-i është shpallur kampion i An glisë 30 vite pas herës së fundit. Të Kuqtë kanë dominuar Premier League duke krijuar një diferencë prej 23 pikësh me ndjekësin më të afërt, Manchester City-n.

Megjithatë, lojtarët e Qytetarëve nuk janë të demoralizuar duke parë se kanë mundësi që ta kthejnë këtë sezon të çuditshëm në diçka shumë pozitive. Është i bindur për këtë Kevin De Bruyne, i cili ka thënë për Goal:

“E dinim se ishte e pamundur të kapej Liverpool-i pas rifillimit të sezonit. Natyrisht, je i zhgënjyer kur nuk fiton, por jemi të ndershëm dhe e pranojmë se ata kanë qenë më të mirë, ne jemi të dytët dhe kemi bërë më mirë në krahasim me ekipet e tjerë”.

“Gjithsesi, ky mund të jetë një sezon fantastik në fund Kupën e Anglisë dhe Champions League. Nëse do të arrinim të fitonim këto dy trofe… Kemi shumë për të bërë për të ndryshuar sezonin”