Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj ka vizituar Bllatën, pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut në zonën e Dibrës, e cila sipas tij po i rikthehet normalitetit pas pezullimit të lëvizjes për shkak të pandemisë. Ministri i Brendshëm thotë se me përfundimin e Rrugës së Arbrit vitin e ardhshëm, do t’i hapet perspektivë e re zonës dhe do të rriten shkëmbimet tregtare e turistike në këtë Pikë Kalimi Kufitar. Ndaj sipas tij, po merren masa për t’ju përgjigjur këtij realiteti premtues.

“Projekti i së nesërmes, është një PKK e përbashkët me Maqedoninë e Veriut, çka do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit shqiptar”, thotë ministri Lleshaj. Fluksi normal vjetor i përpunimit në Bllatë është rreth 350 mijë pasagjerë dhe mbi 1 mijë kamionë me mallra.