Ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20 të Bundesligës u zhvilluan sot ku u vendos edhe radhitja përfundimtare në tabelë. Bayern Munich siguroi titullin për herë të tetë radhazi.Veç Bayernit do të marrë pjesë në Champions League edhe Borussia Dortmund, Leipzig dhe Monchegladbach, ndërsa në Ligën e Europës do të luajnë Bayer Leverkusn dhe Hoffenheim, ndërsa Wolsburg në tur play off.
Në anën tjetër, Paderborn dhe Fortuna Dusseldorf kanë rënë nga kategoria dhe sezonin vijues do të garojnë në Bundesligën 2. Werder Bremeni i Milot Rashicës e mbyll sezonin në vendin e 16-të, që do të thotë se do të luajë kundër klubit të renditur në vendin e tretë në Bundesligën 2 për një vend në edicionin e ardhshëm të Bundesligës.