Dj Sardi po e zbulon pak e nga pak vajzën që i ka rrëm byer zemrën! Këtë fundjavë dj-i i njohur ka qenë në një plazh në Dhërmi, ku jo vetëm që ka performuar, por edhe ka kaluar momente fantastike me të fejuarën e tij, e cila ende mbetet sekret për publikun. Me look-un e ri që ndjekësit mendojnë se i ngjan Maluma-s, Sardi ka publikuar disa foto nga fundjava në plazh.

Mes tyre ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është fotoja me partneren në krah, e cila shfaqet me kurriz, duke e fshehur sërish fytyrën. Edhe pse vajzës nuk i duket portreti me kaq mundësi sa na la Dj Sardi, ajo duket në top formë. Pak ditë më parë Sardi la të kuptohej se mund ta ketë realizuar atë propozimin romantik për martesë, duke treguar kështu se gjërat mes tyre janë serioze dhe po ecin në drejtimin e duhur!