Gazetari Mero Baze ka ironizuar deklaratat e bëra në emisionin e Artur Zhejit, ku krahas teorive të shumta konspirative, ishte edhe ajo se kurbën e infektimeve në vend e drejton botuesi i gazetës “TemA”.
“Si mund të rrinë njerëzit të mbyllur në shtëpi kur kurbën e drejton Mero Baze. Ta them unë me përgjegjësi të plotë, e bën Mero Baze”, tha Kastriot Myftaraj
Duke përcjellë hipotezën e ngritur, me doza të forta ironie Baze shkruan “Ja dhe Turi i vërtetë, një zë autentik nga Klinika nr 5”.
Ashtu siç do mbrëmje të enjte, edhe ditën e djeshme niveli i konspiracionit në këtë program arriti majat e fantazisë, ku të ftuarit deklaruan se kishin zbuluar se koronavirusi është Luftë e 3 Botërore, dhe pas pandemisë do të vendoset një rend i ri botëror, me një bankë qendrore, një monedhë të përbashkët dhe me një polici botërore.
Ndërsa vaksina që po prodhohet kundër koronavirusit, do na bëjë sterilë dhe do të na vdesë. (TemA)