Sipas MeteoAlb: Vranësira shoqëruar herë pas-here me rrebeshe shiu mbizotërojnë kushtet e motit që orët e para të ditës në vendin tonë, ndërsa kthjellimet do jenë të pakta dhe më të dukshme do jenë gjatë orëve të vona të pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë. Rajoni dhe Europa Moti i paqëndrueshëm vijon të diktojë vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të kontinetit Europian. Ndërsa kthjellime do ketë vetëm në Europën Jugperëndimore.