Në ditën ndërkombëtare të parlamentarizmit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh për rolin e parlamentit, si një gur themeli i demokracisë.

Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se parlamentet punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit dhe se në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë.

“??️ | Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit. Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë. #DitaNderkombetareEParlamentalizmit”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.