Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur ditën e djeshme në bregdet duke bërë 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit. Me bluzën dhe shallin e Celtic, Meta thotë se nuk është e lehtë të jesh pjesë e kampionëve skocezë, për më tepër nuk është e lehtë të fitosh titullin e 10-të kampion.

Por këto pamje janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata i kujtojnë gjendjen e popullit shqiptar dhe sjelljen e presidentit në të tilla situata. Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta. Komentet: