Moti do të vijoje të jetë i pa qëndrueshëm. Kështu u shpreh meteorologjia, Adiola Bami gjatë një lidhje live për Report Tv. Sipas saj vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin dhe herë pas here do të sjellin edhe reshje shiu. Për sa i përket temperaturave, maksimumi sipas Bamit do të jenë 27 gradë. Ndërsa e njëjta situatë do të na shoqëroje deri në fund të qershorit, pasi do të mbyllet me vranësira dhe temperatura jo të larta.

“Për fat të keq kemi lajme të këqija. Moti do të vijojë të jetë i pa qëndrueshëm. Aktualisht jemi në momente të vranët. Vranësirat do të jenë prezentë në të gjithë territorin. Gjatë mesnatës do të kemi një përmirësim, por sërish mëngjesi i ditës së nesërme, të mërkurë do të sjellë fuqizim të vranësirave që do të sjellin rrebesheve shiu në të gjithë territorin shqiptar. Do të kemi përmirësim të motit të premten, por të shtunë në mesditë rikthehen sërish reshjet. Zonat malore do të vijojnë të mbeten me reshje. Nuk përjashtohet mundësia që shiu të përfshijë edhe zonat veri-perëndimore, kryesisht në rajonin Shkodër-Lezhë. Më e favorizuar do të jetë zona jugore, ku bregdeti i Vlorës dhe Sarandës do të ketë reshje shumë të pakta. Për sa i përket temperaturat janë ulur sot. Maksimumi 27 gradë. Me këto vlera do të shkojmë deri të enjten. Muajin maj po e përjetojmë tani në qershor, ndërsa muajin qershor e përjetuam në maj në fakt. Pranverë e vogël tani në verë. Qershori do të mbyllet me reshje dhe vranësira. Qershori nuk është i favorshëm për turizëm. Më saktë për plazh. Duke filluar nga korriku temperaturat do të jenë shumë të larta. Ditët me diell do të jenë më të shumta. Vera këtë vit do të jetë në korrik”, tha meteorologia, Adiola Bami.