Ministrat e brendshëm evropianë arritën një marrëveshje mbi kërkesën për të zgjatur mbylljen e kufijve të jashtëm të bllokut deri në fund të qershorit. Kjo masë, normalisht, duhet të skadonte në 15 qershor. Njoftimin e ri e bëri presidenca kroate në fund të videokonferencës së përbashkët.
“Jemi duke punuar për një deklarim që do të miratohet javën e ardhshme,” tha Komisionerja e Çështjeve të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson. Ajo shtoi sakaq se funksionimi i plotë i zonës së Shengenit “pra në lëvizja e lirë të brendshme pa kontrolle kufitare” do të nisë në fund të qershorit. KE-ja është përpjekur të sigurojë një heqje të kufizimeve të udhëtimit anekënd bllokut e cila të kryhet në mënyrë të koordinuar.
Për këtë arsye, muajin që shkoi, ajo paraqiti dhe udhëzimet sesi mund të realizohet një gjë e tillë. Johansson sqaroi se vendet anëtare janë duke ndjekur pikërisht orientimet e Komisionit sa i takon balancimit të situatës së shëndetit publik me koston ekonomike të pandemisë. Ajo u shpreh mjaft e kënaqur që vendet e BE-së po I largohen ngadalë kontrolleve kufitare.