Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita e tij në Prishtinë, në vigjiljen e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës, ishte shumë e veçantë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit lidhur me prokurorinë e Hagës dhe pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës.Në rubrikën “Shënimet e Javës” në Podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se shkaku i vizitës ishte ftesa e profesor Ahmed Shalës në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një vepër që, sipas tij, duhet lexuar për të kuptuar më thellë procesin në Hagë kundër udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”Shumë e veçantë ka qenë vizita e kësaj here në Prishtinë, në vigjiljen e ditës kombëtare të pavarësisë së Kosovës, pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën, si edhe po ashtu pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Sebepi i kësaj vizite ishte ftesa e një miku të kahershëm dhe burri fisnik nga prishtina profesor Ahmed Shalës, në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një libër që duhet lexuar për të mësuar më shumë dhe kuptuar më thellë mbi procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.Por takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ishin tejet pozitive, qoftë për nga këndvështrimi i harmonizimit të angazhimeve ndërkombëtare me Vjosën, qoftë për nga këndvështrimi i rritjes së bashkëpunimeve kombëtare me Albinin.Qershia mbi tortë ishte bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët i ftova me shumë kënaqësi në Tiranë për të vazhduar komunikimin tone të filluar më herët.Ndërsa të nesërmen, më 17 të shkurtit, telefonata e përvitshme e urimit të pavarësisë që marr nga Haga ishte posaçërisht emocionuese këtë herë, pas asaj çmendurie të prokurorisë speciale. Por zëri i Komandantit nga burgu i padrejtësisë ndërkombëtare ishte realisht, sinqerisht, më i qetë se asnjëherë. Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush!”,- tha Rama.
Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin
Ish Presidenti Topi: Fajin për emërimin e Olsi Dados e ka ish Kryeprokurorja Ina...
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka rrëfyer për herë të...
Ministri i Mbrojtjes takohet me shefin e NATO-s në Bruksel
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë vizitës së tij në Bruksel, është takuar edhe me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
“Bisedë e drejtpërdrejtë dhe shumë...
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, 8 të lënduarit nga flakët që përfshinë pallatet në kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë.
Lamallari...
Ali Ahmeti: M’u vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e...
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka zbuluar se para nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit i është propozuar në tavolinë ndarja e Maqedonisë. Në një...
Gjenerali i Trump “pushton” Tiranën/ Bimo: Emërimi i Wendt tregon se Uashingtoni është më...
Diplomati Roland Bimo thotë se emërimi i ish gjeneralit Eric Wendt si ambasadori amerikan në Shqipëri, tregon se Uashingtoni është më afër Tiranës.
Në emisionin...
“Shpejt do të mësojmë edhe gjuhën shqipe” – Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut...
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të...
Nga e mërkura 40 për qind më pak autobusë në qarkullim, ja njoftimi
Duke nisur nga dita e mërkurë do të reduktohet me 40 për qind flota e autobusëve në vend, bën me dije Shoqata Kombëtare e...
Agjenti i Calhanoglu shuan zërat: Hakan është mirë te Interi, nuk ka bisedime me...
Në orët e fundit, Hakan Calhanoglu u vendos sërish në qendër të zërave të merkatos. Në median turke u fol me siguri për transferimin...
‘I bëra 10 herë letër Komunës për tokat e gjyshit, asnjë përgjigje’, Balla replikon...
Po mbahet sot në Tiranë dita e dytë e Samitit të Diasporës. Gjatë diskutimeve, shqiptarët e ardhur nga diaspora i janë drejtuar me pyetje...
Presion kolosal mbi studentët, si po i ‘përdor’ Rusia universitetet për rekrutim ushtarak
Raportime të shumta dhe dëshmi nga studentë rusë sugjerojnë se Moska po përshkallëzon në heshtje një fushatë të gjerë për të joshur dhe ushtruar...




















