Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe Ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi ishin sot në Pogradec, ku zhvilluan dhe një bashkëbisedim me hotelierët e qytetit, mbi rregullat e plazheve, të cilat do të zbatohen në kushtet e pandemise COVID 19. Ata ishin në qytetin liqenor, për shkak se Qyteti i Pogradecit ka çelur sot sezonin turistik. Klosi bëri një prezantim të gjithë lehtësirave fiskale në fushën e turizmit dhe foli mbi nevojën e krijimit të destinacioneve turistike.
“Në Shqipëri në bazë të kalikulimeve që ne kemi ka mbi 500-600 milionë investime në hoteleri, një punë e jashtëzakonshme, por tani këto investime duhen furnizuar me klientë e për këtë duhet te krijojmë destinacione turiatike dhe paketa turistike” tha Klosi. Duke bërë një përmbledhje dhe shpjegim të politikave fiskale në drejtim të turizmit Klosi tha: ” Në kuadër të reformimit të buxhetit për vitin 2020 dhe duke parë se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të krizës së pandemisë, padyshim që promovimi.i destinacioneve dhe logos së Shqipërisë do të jetë detyra e Ministrisë së Turizmit, por duhet të kemi dhe nje komunitet të turizmit bashkëveprues”.
Më herët kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli i njohu ata me disa nga investimet e kryera së fundmi siç është sheshi i trëndafilave, 10 stola të personalizuar me pjesë nga lirikat e Lasgush Poradecit dhe tregimet e Mitrush Kutelit dhe në qendër të këtij sheshi një shatërvan në formë libri me thënie të dy shkrimtarëve. Ata u njohën edhe me rehabilitimin e plazheve, hapësirave publike për pushuesit dhe rikthimit të plazheve të vjetra si plazhi i “Huçkave”.