Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu.
Diskutimi u fokusua tek zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, ku u theksua rëndësia e patjetërsueshme e bashkëpunimit rajonal dhe domosdoshmëria e marrjes së përgjegjësive shtetërore në zhvillimin e politikave të ndërlidhjes, lëvizjes së lirë e ekonomisë së përbashkët, si pjesë thelbësore e procesit të integrimit evropian.
Gjatë takimit, Cakaj shprehu mirënjohjen për qasjen e hapur të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, si dhe për punën e vyer të Bregut në nxitjen e bashkëpunimit rajonal.