15 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se situata po vlerësohet në mënyre dinamike. Ajo theksoi se janë gati disa skenarë dhe sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballojë situatën edhe nëse shtrohen 80 pacientë në Spitalin Infektiv.
Ministrja Manastirliu tha se në Shqipëri janë 550 shtretër që do të shërbejnë për të trajtuar pacientët me koronavirus.
“Kemi disa skenarë gati për t’i aplikuar. Kemi bërë gati që sistemi të përballojë raste mbi 80. Nëse i kalojmë mbi 80 Spitali Infektiv ka 120 shtretër kapacitetin, pastaj kemi bërë gati spital 2 që është ‘Shefqet Ndroqi’, Covid 3 që është ish-Kirurgjia dhe Covid-4 që është ish-Kristal. Në total janë 550 shtretër për të trajtuar pacientët me Covid-19”, tha Manastirliu.