Paraditen e kësaj të shtune nga ora 10.00-14.00 do të zhvillohen homazhet në nderim të Moikom Zeqos në Muzeun Historik Kombëtar.Sipas familjarëve, kjo ishte dëshira e tij e fundit, për t’ju dhënë lamtumira në një institucion që e drejtoi për 8 vite radhazi, 1997-2005.
Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë me parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, atë të leucemisë akute.
Ndërsa sot do të përcillet në banesën e fundit. Edhe pse nuk jeton më kontributi i tij mbetet i paçmuar në letërsi, politikë, publicistikë, filozofi, arkeologji edhe pikturë.Nga miqtë edhe kolegët Moikom Zeqo cilësohet, si një ndër intelektualët e paktë, që ia kushtoi jetën krijimtarisë, familjes, por mbi të gjitha emancipimit të politikës edhe shoqërisë shqiptare.Gjatë viteve të fundit, ndonëse u shkëput plotësisht institucionet shtetërore, ai nuk hezitoi kurrë së qeni një zë kritik për çështje të rëndësishme për vendin, qoftë politike, të trashëgimisë kulturore edhe shumë fusha të tjera.