Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për paketën e tretë të ndihmës ndaj bizneseve, në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama publikon një video të PD, ku kjo e fundit tregon se se kryeministri gënjeu për këtë paketë Ndërsa, në përgjigjen e tij Rama thekson se do të jetë gati për paketën e tretë, duke parë dinamikën e situatës, si dhe do iu gjendet pranë atyre në nevojë.

“MJAFTON TË NXJERRËSH GJYSMËN E NJË FRAZE TË VËRTETË NGA GOJA E TJETRIT, PËR TË PËRHAPUR NJË GËNJESHTËR TË MADHE NDAJ TIJ!

#GjysëmTëVërtetatGënjeshtratMëTëMëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD&Co”, shkruan Rama.