Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta mbizotërojnë motin në zonat malore gjatë paradites, ndërsa ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 29°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 60km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 6 ballë.
Europa Qendrore, Veriore dhe ajo Lindore vijojnë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të vranët dhe reshje shiu. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Europën Juglindore.