Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje gjatë pasdites.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 27ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28ºC. Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 22ºC dhe në zonat e ulëta nga 14ºC në 26ºC.