Deputeti Myslim Murrizi tha se marrëveshja për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare u arrit në mënyrë që LSI të merrte një ‘hajdut votash’. Sipas Murrizit, Petrit Vasili nuk kishte hall të kolegjit zgjedhor, por të komisionerit. Murrizi tha se në PS ka shumë deputet që mbështesin listat e hapura dhe të pakënaqur pasi e shikojnë vetën jashtë listave të Ramës dhe për këtë do të shtohen numri i tyre që mbështesin nismën e opozitës parlamentare.
“Petrit Vasili, tre orë një ditë, 9 orë një ditë tjetër nuk ka vajtur në rezidencë për kolegj hiç, ka vajtur për të marrë një komisioner të vetin sepse ishte pa komisioner. E gjithë marrëveshja që shfryhet si tullumbace është që LSI meqë nuk ishte në koalicion me PS dhe PD mori një hajdut votash. E gjithë beteja e madhe e Pallatit të Kongreseve dhe tre ditë në rezidencë ishte që LSI të merrte një hajdut votash”, tha deputeti Murrizi.
Deputeti Myslim Murrizi ka treguar se çfarë ndodhi gjatë takimit mes ambasadorëve dhe opozitës parlamentare në shtatorin e shkuar.
I ftuar në emisionin “Repolitix”, Murrizi tregoi se ndërkombëtarët i kishin kërkuar opozitës në parlament për të votuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.Çfarë i ka thënë Soreca dhe Borchardt, Myslim Murrizit, Alimadhit, Hajdarit, Ralf Gjonit, Nimet Musait, Korab Litës dhe Ben Elezit në takim vjet në shtator. A të keqen do votoni rekomandimet tona. Kush janë? Administratë zgjedhore, se kemi 7 raporte që vjedhin militantët votat. I thashë dakord, por me një kusht; Na jepni mundësi që të hapim dhe listat: Po ta shikojmë se në sistem nuk ndërhyjmë ne. Atëherë meqë nuk ndërhyn nuk ti votoj. Tani le të dalin dhe ta thonë publikisht, ose ka gënjyer OSBE/ ODIHR prej 1996 ose të thonë se ne hoqëm dorë nga kjo punë se i kemi marrë besën tre hajdutëve që nuk do vjedhin më këtë herë”, u shpreh Murrizi.