Julian Nagelsmann po merr rezultate befasues në drejtim të Leipzig, që mban vendin e tretë në kampionatin gjerman dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League pasi ka eliminuar Tottenham-in me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Trajneri ka tërhequr vëmendjen për mënyrë sesi i bën të luajnë skuadrat e tij. Një futboll i shpejtë dhe sulmues që e ka çuar Leipzig-un të shënojë pothuajse 80 gola në këtë sezon të Bundesliga-s kundrejt vetëm 32 të pësuar.
Shifra që, sipas një ish-bashkëpunëtori të tij, mjaftojnë për ta krahasuar me Guardiola-n. Lutz Pfannenstiel, në fakt, i ka thurur elozhe ish-kolegut, duke thënë për DAZN: “Julian do që gjithçka të jetë perfekte. Nuk mund të humbasë dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një miqësore, pingpong ose një lojë me letra. ‘Shumë mirë’ nuk është mjaftueshëm për të”. “Është i jashtëzakonshëm taktikisht, më mirë edhe se Pep Guardiola”.