Juventus-Napoli do të jetë finalja e Kupës së Italisë këtë edicion në 17 qershor që do të mbetet gjatë në memorie për shkak të koronavirusit. E ndërsa Juve e siguroi finalen të premten, mbrëmë ishte Napoli që preu biletën pas barazimit në ndeshjen e kthimit përballë Interit.
Me ndeshjen e parë të fituar në Milano dhe barazimit 1-1 në shtëpi, Napoli fluturoi në finalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit e nisën shumë mirë ndeshjen me një gol të shënuar nga Eriksen në minutën e dytë, por Dries Mertens 4 minuta nga fundi i pjesës së parë vendosi barazpeshën që nuk u thye në pjesën e dytë