Charter-i i parë mbërritur nga Bjellorusia ka populluar plazhet e Vlorës me turistët e parë të huaj. Aspak të trembur nga Covid-19 ata shprehen se Shqipëria është një vend më i shëndetshëm.“Do të jem e shëndetshme, ka vitaminë D dhe det, jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorusi”, -shton një turiste. Shumë prej tyre i kanë mbyllur rezervimet në janar, të tjerë rishtaz.

Por teksa listojnë arsyet pse zgjidhën qytetin e Vlorës, nuk harrojnë të përmendin natyrën, peizazhin dhe kulinarinë. Nga ana tjetër operatorët turistik përballen me vështirësi ndërsa kanë drejtuar sytë nga tregu vendas dhe ai ballkanik.