Moderatorja e njohur, Fatma Methasani, ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të parë.Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Noah.E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Fatma ka ka rrëfyer historinë e emrit të vogëlushit, se pse vendosën ta quajnë në këtë formë
“Nuk e kam zgjedhur unë! Kur mora vesh që isha në pritje të një bebushi kisha idenë që unë do bëj gocë, nuk e di pse. Edhe fillova të bëj demek sikur intuita ime nuk gënjen, edhe i them Alfios që shiko nëse është gocë do ja vë unë emrin, se unë kam patur gjithmonë një emër që më pëlqente shumë për vajza, nëse është çun mund t’ia lësh ti emrin. Ishte çun pastaj i thashë po shiko jo ta lësh ti, ta mendojmë bashkë. Nuk ramë dakord kurrë për emra, emrat e mi Alfios nuk i pëlqenin fare, emrat e Alfios mua nuk më pëlqenin fare. Unë isha në ditët e mia, edhe pak lindja dhe ne nuk kishim një emër për Noah. Edhe Alfio vjen një ditë dhe thotë e kam gjetur emrin dhe nuk dua kundërshtime, dua ta quaj Noah. Ne e kundërshtuam pak në fillim”, u shpreh Fatma.
Më pas, moderatorja zbuloi pse partneri i saj, Alfio donte këtë emër.“Ai nuk e ka një përgjigje të saktë. Thotë që është një emër që i pëlqen, e lidh pak dhe me arkën e Noas. Duke qenë se Noah ka përjetuar 3 tërmete të fortë, erdhi në një kohë të çuditshme. Thotë Noah do të shpëtojë botën sipas Alfios. Kështu që prandaj e la Noah”, shtoi ajo.