Ka nisur asfaltimi i kilometrave të parë në bypass-in e Vlorës, ndërsa synimi është që punimet të përfundojnë në shkurt të 2021. Deri në fund të muajit korrik parashikohet të ketë përfunduar asfaltimi i afro 11.5 kilometrave. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektuan ecurinë e punimeve në këtë segment.
Ministrja Belinda Balluku theksoi se bypass-i i Vlorës është një vepër shumë e rëndësishme, pasi janë 29 kilometra të vyera, të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që nis nga bypasss-i i Fierit të përfunduar tashmë, rrugës nga Levani deri në hyrje të Vlorës dhe duke vazhduar më pas me pjesën koncensionare nga Porti i Jahteve deri në Urën e Shën Elizës dhe shumë shpejt me tunelin e Llogarasë, për të cilin MIE ka lançuar garën për projektin inxhinierik të detajuar.
Statusi nga ministrja Belinda Balluku: Ministrja, Belinda Balluku dhe drejtori i ARRSH, Ergys Verdho inspektojë ecurinë e punimeve në Bypass-in e?Vlorës. Në këtë segment ka nisur asfaltimi i kilometrave të parë dhe deri në fund të muajit korrik parashikohet të ketë përfunduar shtrimi i asfaltit në 11.5 km të tij. Gjithashtu po vijon puna edhe në pjesët e tjera të këtij segmenti duke përfshirë edhe ndërtimin e veprave të artit.