Industria e botimit në Rusi i ka vuajtur pasojat e masave kundër pandemisë, pasi gjendja ekonomike ka bërë që të ulen shitjet e librave. Në Moskë është mbajtur një panair për të mbështetur botuesit lokalë.Rusia ka rihapur panairin e përvitshëm të librit, me gjithë masat në fuqi që vendi vazhdon të zbatojë kundër përhapjes së koronavirusit.Ekspozita kryesore e librit vitin e kaluar priti rreth 300 mijë persona, ndërsa të shtunën kjo prani ishte më e kufizuar ndër banorët e kryeqytetit.Në edicionin e sivjetëm refuzuan pjesëmarrjen edhe një numër shtëpish botuese për shkak të rrezikut shëndetësor.Disa prej atyre që ishin të pranishëm, aplikuan rregulla të distancimit me karriget e vendosura të paktën një metër larg njëra-tjetrës, ndërsa në hyrje, verifikohej temperatura e çdo vizitori.
“Industria e librit ka vuajtur shumë. Në Rusi mënyra kryesore për blerjen e librave janë libraritë. Ato qëndruan mbyllur prej dy muajsh, dhe dëmet janë serioze.”“Për fat të keq pandemia nuk i ka bërë njerëzit që të lexojnë më shumë. Menduam se librat do ishin gjëja e parë që do u shkonte në mendje njerëzve në shtëpi. Por ata që nuk lexonin para pandemisë, nuk lexojnë as tani, ndërsa ata që lexonin, tani kanë filluar të blejnë më pak libra për arsye ekonomike.”
Autoritetet e shëndetit në Rusi kanë urdhëruar dezinfektimin e shpeshtë të ambienteve të panairit dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe dorezave.Sipas organizatorit të eventit, panairi i këtij viti bëhet për të mbështetur industrinë vendëse të botimit.Moska aplikon regjimin e vetëkarantinimit deri më 14 qershor për personat me simptoma të koronavirusit.Këtë javë qytetarët u lejuan të shëtitin më lirshëm dhe u rihapën bizneset, por jo ato të gatimit.Të dielën vendi konfirmoi rreth 9 mijë raste të reja me kovid, duke e çuar mbi 467 mijë totalin e të infektuarve, ndërkohë që afro 6 mijë janë viktimat.