Disa ndryshime të vogla kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë e moderatores Arbana Osmani dhe vogëlushit të saj, Jonit. Në familjen e tyre është shtuar një pjesëtare me katër putra, të cilën e kanë quajtur Ashka. Duket se macja është shoqja më e re e Jonit, që do ta shoqërojë gjatë dhe do të bëhet tepër e dashur për të. Këtë lajm të bukur e ka ndarë vetë Arbana në InstaStory, ku ka publikuar një foto të të voglit duke përkëdhelur macen.

“Pjesëtar i ri familjeje. Ashka”- shkruan moderatorja krahas pozës. Së shpejti, Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo është në pritje të fëmijës së parë me regjisorin Eduart Grishaj. Deri tani, lart e poshtë thuhet se bebushi do të jetë djalë, megjithatë Arbana ka vendosur të na lërë kuriozë edhe për pak kohë.