Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se Europa ka pasur një rritje javore të rasteve të të infektuarve me koronavirus, për herë të parë pas disa muajsh. Sipas OBSH, në 11 vende, shpejtësia e përhapjes së virusit ka shkaktuar një “rritje domethënëse të numri të infektimeve dhe nëse nuk merren masa do të ketë pasoja në sistemin shëndetësor të këtyre vendeve edhe njëherë në Europë”. Deklarata, sipas asaj që shkruan BBC, u bë nga Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge.
11 vendet europiane që veçohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosje Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldovës, Suedia dhe Ukraina. Ambasadorët e Bashkimit Europian pritet që të takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtme të bllokut më 1 Korrik. Një prej kritereve që vendet anëtare po marrin në konsideratë për të kufizuar lëvizjen e udhëtarëve nga vende të caktuara, janë për ata që kanë numrat më të larta të të infektuarve. Vende si SHBA, Rusi e Brazil, me gjasë nuk do të përfshihen në listën e vendeve të sigurta.