Aktorja Olta Gixhari prej disa kohësh ndodhet në Spanjë, aty ku po kalon dhe karantinën së bashku me partnerin. Ajo ndodhet në periudhën më të ëmbël të jetës së saj, duke pritur një fëmijë. Këtë lajm ajo e bëri të ditur pak kohë më parë. Duke qenë shtatzënë, Oltës i kanë ndodhur disa ndryshime në trupin e saj. Pozat me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar këtë foto duke treguar se pjesa e belit i ka ndryshuar dhe se një fjalë nuk po e përdor më fare këto muaj.
Ja çfarë thotë Olta: “Fjala qe kam perdorur zero këto muaj : Bel ,beli,për belin, te beli ,puuu ca beli ?” Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit apo se në çfarë muaji të pritjes është. Ajo gjithashtu është treguar diskrete dhe me identitetin e partnerit. Bukuroshja tha se partneri nuk dëshiron të bëhet personazh publik. Kjo është dhe arsyeja që në foton e publikuar nga Olta në profilin e saj, ku prindërit e ardhshëm kanë dalë duke u përqafuar, fytyra e tij nuk duket në kamera.
Në një intervistë të pak ditëve më parë për revistën “Story”, Olta u shpreh se është shumë e lumtur dhe do të shijojë çdo moment të kësaj periudhe emocionuese. Ajo e kalon ditën duke u marrë vetëm me gjëra për bebin. Gjithashtu aktorja tregoi se ka ndërmend të bëjë dasmë, sapo të mbarojë karantina dhe ceremonia do të mbahet në Spanjë, aty ku dhe çifti po jeton.