Pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, reagoi Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit ka fituar kauza e 2 marsit. “Kushtetuta e para”, u shpreh Meta. Ndërkohë, në reagimin e tij, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për Komisionin e Venecias në lidhje me opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapomiratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai, duke theksuar se procesi i Vetingut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas. “Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në opinion”, u shpreh Balla. “Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venecias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë”, shprehet ai. Pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit ka fituar kauza e 2 marsit. “Kushtetuta e para”, u shpreh Meta.