Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve të huaja nuk la pa ironizuar edhe opozitën, për të cilën tha se është një balonë tabake pa bisht.
“Ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet e kapitaleve është që merr vlerësimin për situatën në aspektin e të gjitha parametrave ekonomik. Po ashtu është me rëndësi të nënvizohet se merr vlerësimin në lidhje me riskun.
Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur.Opozita ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë, për shtetin dhe për popullin shqiptar. Nuk diskutohet që është meritë e qeverisë që ne dalim me këtë vlerësim nga tregjet kapitale pas dy goditjeve.Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen. Kur qeverisnin ata që sot janë të hidhëruar që gjatë procesit të daljes në treg hyri për 7 dhe doli për 11″, tha Rama.