Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga afati i vendosur nga qeveria për bizneset që të aplikojnë për pagën e luftës, kryeministri Edi Rama u kërkon kompanive që të aplikojnë.Ai thotë se janë edhe 20 mije punonjës që duhet të përfitojnë pagën e luftës, ndërsa deri më tani kanë përfituar 30 mijë të tjerë.
Postimi i plotë i Ramës:? LAJM I MIRË: PO SHKON NË 30 MIJË NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE?
Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!
? SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 20 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË.
Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️