Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për marrëveshjen e reformës zgjedhore.
“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike” shkruan Rama.