Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit mbi Përgjegjësinë Sociale në komunitet ka si synim që përmes ndihmave humane ti referohemi ndihmesës në mënyrë konkrete dhe aktive ndaj emergjencave në rang kombëtar, por jo vetëm. Ndaj shpesh herë vigjilenca dhe ndihma ndaj tyre në raste nevoje apo përmes punësimit dhe ndihmës në komunitet na ndihmon ne dhe mirëqënien e shoqërisë në tërësi.

Një rast i evidentuar në një nga aksionet e ndihmës për pako ushqimore gjatë periudhës se Covid-19, evidentuam në Berxullë familjen e Z. Bedri Alstafa me 6 anëtarë, çifti dhe 4 fëmijë të cilët jetonin në kushte jo normale e tërësisht jashtë standardeve të jetesës. Pas një pikasje të tillë, dhe një thirrje vullnetare për ndihmë, i gjithë ekipi i DPSHTRR u solidarizua me zemër për rastin e familjes Alstafa në Bërxullë, Bashkia Vorë, duke kontribuar vullnetarisht me të gjithë fondin për rindërtimin e shtëpisë së re. Nga solidariteti i të gjithë personelit të Drejtorive Rajonale ne Shqipëri dhe vetë stafit të DPSHTRR arritën të mblidheshin fondi i nevojshëm për rindërtimin e shtëpisë së re e cila rezultoi në një investim total prej 35milionë lekë ku 28 milionë u investuan për pjesën ndërtimore dhe 7 milionë për mobilimin. Konkretisht u krye rikonstruksioni i shtëpisë me një sipërfaqe totale 95 m2 (3+2), ku 85 m2 sipërfaqe banimi, 10 m2 sipërfaqe oborri përpara shtëpisë, 20 m2 sipërfaqe oborri pas shtëpisë.

U krye një shtesë e objektit, soletë e re me të gjithë shtresat e hidroizolimit të tarracës, veshje e objektit me kapotë (polisterol), shtrim me pllaka i gjithë dyshemesë. U blenë dyer dhe dritare të reja dopio xham, tualetet të rinovuara me të gjthë pajisjet hidrosantare. U krye lyerja e objektit brenda dhe jashtë, mobilimi i tre dhomave të gjumit, dhomës së ndejtjes dhe kompletimi i kuzhinës së bashku me pajisjet elektroshtëpiake, sistemim i oborrit me gjelbërim dhe ndërtim me mur rrethues dhe portë hyrëse.

Falenderojmë sërish të gjithë stafin e DPSHTRR, personat që punuan dhe u angazhuan në këtë projekt dhe sigurisht mbështetjen e përhershmë të Ministrisë së Infrastrukturës për çdo nismë që DPSHTRR merr! Mbarësi e gëzime familjes Alstafa të cilës së shpejti do i shtohet edhe një anëtar i ri!

Njoftimi i bërë në faqen e Facebook gjatë inagurimit të shtëpisë së Bedri Alstafës nëpërmjet një video Live me Zj. Belinda Balluku (Ministre e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Z. Blendi Gonxhja (Drejtor i Përgjithsjëm i DPSHTRR)