Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma kanë ndjekur nga afër pastrimet që po i bëhen plazheve publike në këtë qytet. Në një postim në rrjetet sociale Ministri i Turizmit Blendi Klosi shkruan se plazhi po u rikthehet banorëve të Sarandës.

“Po ja rikthejmë banorëve të Sarandës plazhin e qytetit. Plazh publik, ku bashkia merr përsipër sigurimin e higjienës dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve. Saranda do të ketë dy plazhe publike. Plazhi i qytetit dhe Plazhi i Pllakave, i cili është dhe Monument Natyre”, shkruan Klosi.