Shënohet rasti i parë me Covid-19 në Përmet. Mësohet se personi i infektuar ka pasur kontakte me aktorin e njohur të humorit, Florian Binaj, i cili u konstatua me Covid-19 disa ditë më parë.
Pas përgjigjeve të ardhura për 34 tamponë të marrë një ditë më parë tek kontaktet që ka pasur aktori i Portokallisë Florian Binaj, i cili u konstatua me Covid-19, rezultoi vetëm një rast pozitiv,
Mësohet se aktori Binaj ka marrë pjesë në një aktivitet në Përmet, disa ditë më parë para se të bënte testin për pandeminë. Tamponi iu bë edhe kontakteve të tij të fundit, nga ky rezultoi pozitiv edhe rasti i parë për Përmetin.
Personi i infektuar është karantinuar në banesë së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, ndërkohë që hetimi ka nisur edhe për kontaktet e këtij të fundit.