Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është momenti kur duhet të mendojmë të punojmë bashkërisht për rimëkëmbjen ekonomike dhe lehtësimin e barrës së të gjithë atyre që krijojnë dhe japin punë”.

Njëkohësisht, Rama tha se “po punohet për përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit në një fazë kur, pasi të kemi formësuar planin tonë ambicioz të ri kombëtar të Shqipërisë 2030, do të na duhet hap pas hapi të provojmë me njëri-tjetrin se ia dolëm jo vetëm përballimit të rrezikut në aspektin shëndetësor, por edhe sfidës në aspektin ekonomik”.

“Kam shumë besim se nëse ne sot bëjmë të gjitha detyrat e thjeshta si distancimi social, mbrojtjen e vetes, familjes e njëri-tjetrit, jemi në rrugë të mbarë dhe vitin e ardhshëm do shikojmë frute që nuk i kishim menduar më parë, para tërmetit dhe goditjes globale të COVID-19”, tha Rama.