Në fushë, pavarësisht roleve diametralisht të kundërta, të dy shënuan gola. José Luis Chilavert ishte “dekani” i portierëve (62 gola në karrierë), i cili kurrë nuk pati një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Diego Maradona, “arm ikun” e tij sportiv në kohën e Velez Sarsfield, kur argjentinasi veshi fanellën e Boca Juniors.
I intervistuar nga “Radio Rivadavia”, Chilavert e goditi rëndë “Pibe de Oro”, duke krahasuar palmaresin e tij me atë të Lionel Messit, pavarësisht se “pleshti” ende nuk ka sukses në Kupën e Botës: “Messi është padyshim lojtari më i mirë në planet. Argjentinasit duhet ta falënderojnë atë për zgjedhjen e kombëtares së tyre, jot ë Spanjës. Është kënaqësi ta shikosh ndërsa ai luan. Maradona nuk ka fituar as 1% të asaj që ka fituar Leo”.
Urr ejtja mes të dyve ka zanafillë të largët, daton nga një ndeshje e luajtur në Argjentinë, në të cilën mbrojtësi eks trem paraguajan shënoi me goditje të lirë: “Maradona nuk më respektoi dhe unë iu kundërpërgjigja me ton. I thashë se ka edhe kontrolle andidoping, kjo e zemëroi fort atë”.