Një studim i ri vjen nga Florida: Koronavirusi ka mundur të mutohet prej disa muajsh. Sipas studiuesve në këtë mënyrë ai është bërë më infektues, kjo përmes një gjeni të proteinës Spike D614G, i bërë tashmë i njohur nga grupe të tjera kërkimore dhe tani i studiuar edhe në laborator. Testet laboratorike, sipas studiuesve amerikanë, kanë treguar se mutacioni i konfirmuar nga ky studim i ri, e bën proteinën Spike më të qëndrueshme, duke e bërë gjithë procesin më infektues.

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Scriptps në Florida kanë deklarua se në bazë të një seri eksperimentesh me tub-provë, është provuar se llojet e virusit me këtë mutacion janë më të aftë në bashkimin e tyre me qelizat njerëzore dhe infektimin e tyre . “Viruset me këtë mutacion janë shumë më infective” – tha virologologu amerikan Hyeryun Choe ndër autorët kryesorë të studimit që do të botohet edhe në BiorXiv. Sipas ekspertëve, falë këtij mutacioni, janë regjistruar kaq shumë raste të reja në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën e Jugut, por po sipas tyre, mbetet të shihet nëse D614G do të ketë ndikim në përpjekjet aktuale globale për të prodhuar terapi dhe vaksina kundër SARS-CoV -2.