Rudina Dembacaj dhe partneri i saj ish-deputeti Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbizit, që prej kohës kur moderatorja bëri publiku lidhjen.
Dyshja janë fejuar në muajin maj dhe kjo u bë me dije nga vetë Rudina e cila përmes një postimi në ‘Instastory’ tregoi unazën e fejesës. Mirëpo, ndjekësit prej kohësh kanë ngritur pikëpytje nëse do të ketë një dasëm nga çifti, e duket se së fundmi Rudina ka dhënë një përgjigjie më konkrete.

Gjatë një interviste në emisionin e saj me Eneda Tarifën, moderatorja i kërkoi të ftuarës publikisht të jetë e ftuar si këngëtare në dasmën e saj me Mark Frrokun. Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë? Eneda Tarifa: Aww mishi kokërr, paskemi dasmë. Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi. Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni. Rudina Dembacaj:Faleminderit mezi po presim